Kryediplomati holandez bën thirrje për marrëveshje të pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet sa më shpejt dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bloku i cili ishte për vizitë zyrtare në Serbi, ka theksuar se çdo vendim i mundshëm në lidhje me territoret e të dyja vendeve duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Prandaj është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të dyja vendet të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë”, ka deklaruar Bloku për agjencinë e lajmeve “Beta”, përcjellë “lajmi.net”.
Ai ka thënë se Holanda mbetet e shqetësuar për mungesën e përparimit të Serbisë.
Bloku ka deklaruar se ShBA-ja ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe që i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht.