Kryediplomati holandez jep dorëheqje për një gënjeshtër
13 shkurt 2018
| 19:19
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij.
Zijlstra ka pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në agjendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi.