
Kryediplomati hungarez nesër vjen në Kosovë
14 nëntor 2018
| 17:07
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto nesër (e enjte) do të vizitojë Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të jetë nikoqir i vizitës njëditore të homologut të tij nga Hungaria, Peter Szijjarto.
Takimi në mes të Pacollit dhe Szijjartos do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në ora 12:30, kurse konferenca e përbashkët për medie e dy ministrave do të mbahet në ora 13:15.
/Epoka e re/