Kryediplomati i BE-së nesër viziton Kosovën, takohet me Thaçin dhe liderët partiakë

29 janar 2020 | 16:52

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, nesër ( enjte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-së, ai në orën 14:00 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Borrelli dhe Thaçi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Borrelli në Prishtinë do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike si dhe ata të shoqërisë civile.

Josep Borrell gjatë kësaj vizite do të lansojë një projekt të financuar nga BE-ja për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë si dhe do ta vizitojë Prizrenin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka treguar se javën e…