Kryediplomati i Çekisë: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën
11 shtator 2019
| 18:41
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës.
“Qeveria e Çekisë e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme të vendit nuk na ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës as ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” Petricek.
Ai ka thënë se Çekia do ta mbështesë fuqishëm procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ne vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e tyre drejt BE-së”, ka thënë Periceku.
Ndërsa presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka thënë të martën në Beograd se brenda një muaji do ta rishikojnë pozicionin e njohjes së Kosovës.