Kryediplomati i Finlandës, Daçiqit: E papranueshme që po loboni kundër Kosovës

01 tetor 2019 | 18:29

Pas vizitës në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto, ka udhëtuar drejt Beogradit, ku ka takuar homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Havisto ka thënë se për Finlandën është e papranueshme që Serbia të lobojë kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut, shkruan Gazeta Express.

Havisto ka thënë se edhe vendimi për taksën ka bërë që dialogu të ngecë, ndërkohë ka shprehur gatishmërinë e Finlandës që të ndihmojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u kthyer në tavolinën e diskutimeve për normalizim të raporteve.

Sipas tij për të vazhduar dialogu duhet një vullnet i mirë nga të gjitha palët.

Ministri finlandez ka thënë se mesazhin për heqjen e taksës e ka lënë edhe në Prishtinë gjatë vizitës, ndërkohë thotë se në Beograd do ta lë porosinë se lobimi për heqjet e njohjes së Republikës së Kosovës janë të papranueshme dhe kanë ndikim negativ në dialogun për normalizim të raporteve, shkruan “RTS”, raporton “Express”,

Në fund, ai ka thënë se shpreson që dialogu do të vazhdojë së shpejti, duke potencuar se Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të ndihmojë palët në këtë proces.

Ndërsa Daçiq ka deklaruar se Serbia dëshiron arritjen e një marrëveshje të pranueshme nga dy palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…