Kryediplomati i Francës: Palestinezët e kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë
Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, ka thënë se “palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë”.
Reagimi i Sejourne, vjen pasi presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për formimin e një shteti palestinez.
Netanyahu këtë mendim të parit të Amerikës e ka refuzuar ashpër, duke kundërshtuar formimin e një shtetit të tillë.
Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i ka thënë “BBC News” se ai beson se nuk ka zgjidhje tjetër për luftën e Izraelit në Gaza përveç një zgjidhje eventuale me dy shteteve.
“Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Nëse nuk ndiqni një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk shoh se ka një zgjidhje tjetër”.
“Tani, do të keni shumë pikëpamje të ndryshme brenda qeverisë izraelite. Pra, ne dallojmë shumë pikëpamjet e individëve dhe mbështetjen tonë të përgjithshme për Izraelin si vend”, ka thënë Shapps.