Kryediplomati i Luksemburgut i kërkoi falje protokollit të MPJD-së, donte të hante byrek

04 nëntor 2024 | 17:04

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel, me të nisur konferenca për medie me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, i ka kërkuar falje protokollit të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

Arsyeja e kësaj ishte se ky kishte dalur më herët nga takimi për t’i provuar byrekët e shijshëm të cilët bëhen në Prishtinë.

Ai i ka shqiptuar ato në gjuhën shqipe, ndërkohë që dha edhe një shpjegim në gjuhën angleze për përmbajtjen e tyre me mish dhe djathë.

“Që kur kam arritur, kam dashur të dalë nga takimet më herët, sepse doja të provoja byrek në rrugën kryesore. Kam provuar një me djathë dhe një me mish. Gjithashtu kam biseduar me njerëzit dhe kam bërë fotografi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknikat e xhudos po i mësojnë edhe nxënësit e SHFMU…