Kryediplomati i Shqipërisë nesër viziton Kosovën

15 janar 2024 | 15:38

Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, do ta vizitojë Kosovën. Ai nesër (e martë) do të pritet në takim nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi i Hasanit me Gërvallën, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 09:00 në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte thënë se do ta vizitonte Kosovën në fillim të këtij viti, po këtë e ka shtyrë për më vonë.

Ai ka thënë së fundmi se kjo nuk është shtyrë për shkak të ndonjë problemi, por se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 17-të u karakterizua në shenjë të derbit mes…