Kryediplomati i Shqipërisë viziton Thaçin në Hagë, bën thirrje për proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe të paanshëm

17 prill 2024 | 11:40

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Hasani përmes një postimi  në platformën “X” ka thënë se mbështetja e Shqipërisë s’do t’i mungoj Hashim Thaçit.

“E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se drejtësia do të triumfoj”, ka thënë Hasani.

Më tutje, Hasani ka bërë thirrje për proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe të paanshëm.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…