Kryediplomati i Surinamit viziton Serbinë, Vuçiq thotë se ky vend e ka tërhequr njohjen e Kosovës
24 korrik 2023
| 21:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës.
Këtë deklaratë, Vuçiq e ka bërë pas takimit që kishte me Albert Ramdin, ministër i Punëve të Jashtme nga shteti i Surinamit, ka raportuar Tanjug.
Teksa ka folur për këtë, Vuçiq ka propaganduar me gjoja ”pavarësia e Kosovës është e njëanshme“, duke u thirrur në të drejtën ndërkombëtare.
Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), kishte potencuar qartazi se pavarësia e Koosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Përkundër kësaj, Vuçiq vazhdon të thirret në këtë të drejtë e që gjykata që e përfaqëson atë ia kishte dhënë Beogradit verdiktin në pyetjen e shtruar.