Kryediplomati i Togos mbështet Hoxhajn në garën për kryeministër

11 shkurt 2021 | 12:03

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, i ka dhënë mbështetje kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në garën për kryeministër.

Hoxhaj ka thënë se Dussey është ndër miqtë e rrallë që njohu Kosovën që në takimet e para në Afrikë.

“Faleminderit ministrit të Jashtëm të Togos, Robert Dussey për mbështetjen. Është ndër miqtë e rrallë që njohu Kosovën që në takimet e para në Afrikë dhe ka vazhduar ta mbështesë shtetin tonë në procesin e lotimit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të jesh fytyrë publike, pa dyshim që je në qendër…