Kryediplomati i Turqisë mbikëqyrë punimet për Xhaminë Qendrore, po ndërtohet me paratë turke
06 shtator 2024
| 21:43
Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka mbikëqyrur nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë.
Pamjet nga vizita e tij në vendpunishte i ka publikuar Bashkësia Islame e Kosovës, ku ka theksuar se ndërtimi i saj financohet nga DIJANET’I i Turqisë.
“Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan sot gjatë ditës edhe punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani. Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë”, thuhet në postimin e BIK.