Kryediplomati i Turqisë sot në Kosovë takohet me Gërvallën

06 shtator 2024 | 08:28

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, po qendron për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në orën 09:45.

Sipas njoftimit të MPJ-së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”

“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

Po ashtu bëhet me dije se ministri Fidan do ta vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.

Ky takim ndodh në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka…