Kryediplomati italian: Dialogu Kosovë-Serbi, mundësi historike për palët

22 qershor 2021 | 14:23

Shefi i diplomacisë italiane, Luigi Di Maio, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë të përbashkët për medie me homologun e tij serb, Nikola Selakoviq, diplomati italian ka thënë se Italia është e bindur se asistenca e ofruar nga Brukseli, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, për dialogun Kosovë-Serbi është një mundësi historike për të dyja palët.

Di Maio ka vlerësuar se për këtë arsye do të inkurajojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje.

Ai ka deklaruar se këtë mesazh do ta përsërit edhe në Prishtinë, raporton Tanjug.

Pas vizitës në Serbi, ai sot do ta vizitojë edhe Kosovën, ku do të takohet me liderët institucional të vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot vizitën zyrtare…