Kryediplomati italian nesër viziton Kosovën, mban fjalim në Kuvend
21 qershor 2021
| 13:51
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e martë) në një seancë solemne.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj seance është vizita e ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Di Maio, siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës do të mbajë një fjalë rasti para deputetëve.