Kryediplomati kroat i kërkon BE-së heqjen e vizave për Kosovën

10 maj 2021 | 15:56

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor, raporton “Tanjug”.

Para debatit të Këshillit të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor, ai ka vënë në dukje se investimi në rajonin që është “më i afërti me BE-në” është në të njëjtën kohë investim në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Partnerët tanë në rajon duhet të punojnë në transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky është çelësi për rrugën e tyre në BE”, ka thënë Radman.

Më tutje, ai ka vërë thirrje për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën e BE-së dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me humbjen e djeshme kundër Struga Trim Lum, klubi i…