Kryediplomati kroat po qëndron në Kosovë, sot takon Kurtin dhe Gërvallën
09 maj 2023
| 08:59
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryediplomatin kroat do ta presë në takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Përveç Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, me fillim nga ora 16:15.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë ku është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla.