Kryediplomati rus kërkon mbështetjen e botës arabe

24 korrik 2022 | 14:54

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do t’i adresohet Ligës Arabe derisa është në një vizitë në Egjipt.

Ai dëshiron të sigurojë sa më shumë mbështetje për Moskën, mes luftës në Ukrainë, shkruan “BBC”.

Lavrovi ka zhvilluar bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon me grurë, armë dhe deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës një numër të madh turistësh.

Kjo është faza e parë për Lavrovin të një turneu të shkurtër në Afrikë, në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol mjaft të bukur për…