Kryediplomati serb: Nuk do të rrimë duarkryq në Kosovë

03 korrik 2022 | 14:21

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar të dielën se Serbia nuk është ajo që do të shkaktojë probleme në Kosovë, por sipas tij “nuk do të rrijë duarkryq” për siç kas thënë ai “dikush e godet me shqelma dhe shuplaka”.

Sipas tij serbët  “po kërcënohen me konfiskim të pronës private” pas vendimit të ekzekutivit kosovar që obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele.

“Duke e njohur popullin tonë në Kosovë, ata sigurisht nuk do të pranojnë që t’u merret diçka, as me qejf e as me dhunë”, ka paralajmëruar Selakoviqi në një intervistë për “Politika.

Më tutje, ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se vendimet e fundit të Kosovës janë kërcënim serioz për sigurinë.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar vendimin, i cili obligon kthimin në “RKS”-së të targave të komunave paralele.

Si rezultat atyre u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa “RKS”.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja Flutura Kusari nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet…