Kryediplomati serb: Pesë shtetet e BE-së kanë presion të madh që ta njohin Kosovën

05 korrik 2022 | 11:57

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, ka thënë se ka presion të madh ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE) që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë

“Ka presion të madh ndaj këtyre shteteve, më shumë sesa në vitin 2008. Është detyrë e jona që të bëjmë më të mirën për të mirëmbajtur marrëdhëniet shoqërore më këto shtete që s’është e lehtë për to përballë presionit”, ka thënë Selakoviqi, raporton” KosovoOnline”.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se kushdo që flet për integritetin territorial të Serbisë si parim kryesor në ligjin ndërkombëtar duhet ta dijë se ky parim “është injoruar 23 vjet më parë dhe është shkelur rëndë në Serbi 14 vjet më parë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia Në panelin e tryezës…