Kryediplomati serb: S’jemi të lumtur për shkak të veprimeve të Izraelit me Kosovën

02 shkurt 2021 | 12:57

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar se fakti që Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike do të ndikojnë në marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Izraelit.

Me këtë rast, ai ka thënë se nuk ishte as i lumtur dhe as i kënaqur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i saj për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për të, dhe ajo që është më e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruajë thirrjen e Izraelit që ta njohë Kosovën dhe anasjelltas”, ka thënë Selakoviqi për “RTS”-në.

Më tutje, ai ka thënë se është shumë interesante dhe do të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që do ta njohin Kosovën pas kësaj, duke shtuar se është i bindur që nuk do të ndodhë, dhe se do të jetë shumë e vështirë që të ndodhë kjo.

“Vuçiqi tha qartë në Uashington se varet nga procesi dhe si do të zhvillohet në të ardhmen”, ka thënë Selakoviqi kur është pyetur se kur Serbia do të hapë ambasadën në Jerusalem.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Edin Dzeko është pajtuar me trajnerin e Romës, Paulo…