Kryediplomati shqiptar: Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se është takuar me homologun austriak, Alexander Schallenberg, me të cilin ndër të tjera ka diskutuar edhe për Kosovën.
Cakaj i ka thënë kryediplomatit austriak se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave.
“Gjatë qëndrimit në Vjenë zhvillova edhe një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. Alexander Schallenberg! Në takim diskutuam për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Po ashtu, biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE. Në fund, nënvizuam edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave një orë e më parë!”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/