Kryediplomati shqiptar viziton Danimarkën, takohet me homologun Kodof
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Danimarkë.
Ai është pritur nga homologu i tij, Jeppe Kodof, me të cilin ka thënë se ka pasur një takim të shkëlqyer dhe përmbajtjesor.
“Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike”.
“Danimarka ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Prandaj, informimi i drejtë për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar detyrimet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, është i pazëvendësueshëm. Ne do të vazhdojmë punën politike e diplomatike me gjithë vendet anëtare për të mundësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2663908967212061