Kryediplomati turk reagon pas djegies së Kuranit në Suedi: Veprim i poshtër, e i papranueshëm
Policia suedeze i ka dhënë leje një burri që ka planifikuar ta djegë një Kuran [libri i shenjtë i myslimanëve] pranë xhamisë kryesore në qendër të Stokholmit të mërkurën pasdite, në atë që mund të jetë shfaqja e parë e tillë që kur një e ngjashme çoi në prishje të negociatave me Turqinë për anëtarësimin e vendit nordik në NATO.
E për këtë ka reaguar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili ka dënuar djegien e librit të shenjtë mysliman të Kuranit në Suedi, në ditën e parë të festës madhore të myslimanëve, Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dënoj veprimin e poshtër në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit, në ditën e parë të Kurban Bajramit!”, shkroi Fidan në Twitter.
“Është e papranueshme që të lejohen këto veprime islamofobike anti-myslimane nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shtoi ai.
“Të mbyllësh një sy ndaj akteve të tilla mizore është të jesh partner në krim,” tha ai.
Vërejtjet e Fidanit erdhën pasi autoritetet suedeze dhanë leje për një protestë për djegien e Kuranit jashtë një xhamie.