Kryediplomati ukrainas e quan Gjermaninë spektatore të krimeve të luftës

09 mars 2022 | 12:14

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar nga Gjermania që të hapë sytë ndaj situatës në Ukrainë dhe t’i japë armë asaj, të ndihmojë të mbrojë hapësirën ajrore, t’i japë aeroplanë luftarakë dhe t’i vendosë Rusisë sanksione më të ashpra.

Në një opinionin për mediumin gjerman “Die Welt”, Kuleva ia ka përkujtuar Gjermanisë se i ka kërkuar që të sanksione parandaluese, përfshirë edhe targetimin e “Nord Stream 2”, shumë kohë para se të fillonte pushtimi, por se vendimet e rëndësishme u bën “tragjikisht vonë”.

“Mund t’ju duket se tashmë keni arritur një sukses duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Por derisa njerëzit po vdesin në Ukrainën evropiane, ju keni bërë shumë pak”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas i ka thënë Gjermanisë që “të mos marrë për herë të dytë fajin e madh historik”.

“Gjermania e ka korrigjuar politikën e saj ndaj Rusisë, por shumë vonë dhe tani po e rehaton veten si spektator i krimeve të luftës”, është shprehur ai.

Kuleba ka thënë se kanë paralajmëruar se “Putini është një i keq i atij niveli që bota nuk e ka parë në 80 vjet”.

“Ne ju kemi kërkuar që të mos përsërisni gabimet e së shkuarës dhe të parandaloni katastrofën”, është shprehur Kuleba.

Kryediplomati ukrainas në opinion ka treguar edhe për tragjedinë  e një vajze të vogël që ka vdekur në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Dje, Tanya gjashtëvjeçare vdiq nga dehidratimi në Mariupolin e rrethuar. Një fëmijë që nuk e ka parë as jetën si duhet. Ajo thjesht nuk kishte asgjë për të pirë, sepse pushtuesit rusë e kishin mbajtur qytetin pa ushqim, ujë, ngrohje dhe rrymë për tetë ditë dhe nuk lanë të hynin mallra humanitare nga Ukraina”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në prag…