
Kryediplomati ukrainas i kërkon BE-së ta ‘përshpejtojë humbjen e Rusisë’
26 qershor 2023
| 12:47
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) ta “përshpejtojë humbjen e Rusisë” duke rritur mbështetjen për Ukrainën.
“Dy ngjarje dëshmuan se Ukraina do të fitojë. Në Berdyansk, adoleshentët ukrainas, Tigran dhe Mykyta sakrifikuan jetën e tyre për t’i rezistuar pushtimit. Në Rusi, tanket u rrotulluan në Moskë më pak rezistencë. Në Këshillin e Punëve të Jashtme, i kërkova BE-së të përshpejtojë humbjen e Rusisë duke rritur mbështetjen për Ukrainën”, ka shkruar Kuleba në “Twitter”.