Kryediplomatja austriake sot për vizitë në Kosovë
26 mars 2018
| 07:30
Shefja e diplomacisë austriake, Karin Kneissl, arrin sot për vizitë në Kosovë, ku do të mbajë takime me krerët e shtetit.
Ajo do të zhvillojë pasdite takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli dhe presidentin Hashim Thaçi.
Nuk janë të bërë të ditura temat për të cilat do të diskutohen në takime.