Kryediplomatja belge kërkon deeskalim të situatës në veri dhe përkushtim në dialog

24 nëntor 2023 | 14:27

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur të premten në takim homologen nga Belgjika, Hadja Lahbib.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për medie, Gërvalla, ka bërë me dije se me homologen nga Belgjika ka biseduar për diasporën e Kosovës.

“E kam falënderuar ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj. Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik. Biseduam gjatë rreth sfidave të sigurisë, të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë. Biseduam për diasporën që kemi në Belgjikë, është një diasporë shumë mirë e integruar që kontribuon në të dyja vendet”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa kryediplomatja belge, Hadja Lahbib, ka kërkuar deeskalimin e situatës në veri dhe përkushtim në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ministrja Lahbib ka thënë se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë ende të larta dhe për këtë është i nevojshmen dialogu.

Ajo ka thënë se deeskalimi i situatës dhe përkushtimi në dialog është mënyra e vetme për paqe afatgjatë në rajon.

“Është një ndër që jam këtu në një qytet më një histori të pastër. E çmoj relacionin pozitiv të dyja vendeve tona. Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të lidhur me një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova, rreth 40 mijë tani janë në Belgjikë, që e pasurojnë kulturën tone dhe ndikojnë në zhvillimin tonë ekonomikë. Shtetet tona janë fuqizuar viteve të fundit. Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd. Tensionet janë ende të larta, vetëm me dialog shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkoj është deeskalimi dhe një përkushtim i ri për procesin e normalizimit. Është kjo e vetmja mënyrë për paqe afatgjatë”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll aktualisht është pa përzgjedhës, pasi…