Kryediplomatja e Belgjikës nesër viziton Kosovën

23 nëntor 2023 | 17:37

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Belgjikës, Hadja Lahbib nesër (e premte) do ta vizitojë Kosovën.

Ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e ministrisë është bërë me dije se të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 dhe…