Kryediplomatja e Kosovës akuzon Serbinë për shkeljen e marrëveshjes së Uashingtonit
11 janar 2021
| 16:10
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia po vazhdon ta shkelë marrëveshjen e Uashingtonit.
Ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, i cili ka kërkuar nga ambasadori i Katarit që ta ndalë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës, duke shtuar se përveç mosmarrëveshjeve mbi Kosovën, nuk kanë çështje të tjera të hapura në marrëdhëniet dypalëshe.
“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit, referuar kërkesave zyrtare dhe jozyrtare ndaj vendeve që të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Është Ministria e Punëve të Jashtme që po bën të kundërtën e asaj çfarë ka nënshkruar Vuçiqi”, ka shkruar ajo.