Kryediplomatja e Kosovës futet në vetizolim
01 dhjetor 2020
| 12:41
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me një nga zyrtarët e ministrisë që ajo drejton i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kryediplomatja e Kosovës ka bërë me dije se ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.
“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje Covid-19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.