
Kryediplomatja e Kosovës vlerëson lartë kontributin e Islandës në fushën e sigurisë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka bërë me dije se ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun islandez, Gudlaugur Thor Thordarson.
Haradinaj-Stubulla ka thënë se falënderova Thordarsonin për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Islandës, Gudlaugur Thor Thordarson. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Islandës ndaj Republikës së Kosovës duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe. E falënderova z. Thordarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.