Kryediplomatja Gërvalla takohet me ambasadorin turk, ja për çfarë biseduan
12 prill 2021
| 16:14
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministren për marrjen e detyrës.
Kryediplomatja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në këtë drejtim.