Kryediplomatja gjermane: Gjithçka gati për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

15 maj 2022 | 11:37

Gjermania ka bërë të gjitha përgatitjet për një proces të shpejtë ratifikimi nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO, ka thënë ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, duke theksuar nevojën e të dy vendeve për garanci sigurie.

“Gjermania ka përgatitur gjithçka për një proces të shpejtë ratifikimi”, u ka thënë ajo gazetarëve në ditën e dytë të bisedimeve me homologët e saj të NATO-s në Berlin, duke shtuar se ministrat ranë dakord të shtunën mbrëma se nuk duhet të ketë një zonë gri midis kohës së aplikimit dhe pranimit, kanë shkruar mediat gjermane.

“Nëse vendosin të bashkohen, mund të bashkohen shpejt… Ne duhet të sigurohemi që t’u japim garanci sigurie, nuk duhet të ketë periudhë tranzicioni, një zonë gri ku statusi i tyre është i paqartë”, ka thënë ajo.

Kryediplomatja gjermane i është referuar një periudhe ratifikimi që mund të zgjasë deri në një vit, gjatë së cilës vendet nordike nuk do të mbrohen ende nga Neni 5 i NATO-s, i cili garanton se një sulm ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia italiane ka bërë  me dije se ka penguar sulmet…