Kryediplomatja gjermane kërkon nga Serbia t’i lirojë pakushte tre policët e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, në një konferencë për medie, ka thënë se shteti gjerman kërkon nga Serbia që t’i lirojë pa kushtëzime tre policët e Kosovës.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të marrin veprime për depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri.
Siç i ka cituar ambasadori gjerman, Jorn Rohde fjalët e kryediplomates gjermane, ajo ka thënë se normalizimi i situatës nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të dy vendeve të cilën kanë të drejtë për të ardhme paqësore.
🇩🇪 demands the unconditional release of the 3 detained 🇽🇰 policemen, calls on both 🇽🇰/🇷🇸 to de-escalate immediately. FM @ABaerbock underscores that this is no obligation towards Berlin or Brussels but towards the people of both countries, who have a right to a peaceful future ⬇️ https://t.co/MsJ7pFY4it
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 16, 2023