Kryediplomatja gjermane: S’mund ta lejojmë më një situatë të pazgjidhur Kosovë-Serbi

21 tetor 2022 | 15:40

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në deklaratën e saj në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor të premten në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë më shumë kompromise për të arritur deri te një marrëveshje që normalizon plotësisht marrëdhëniet.

Ajo ka thënë se kjo situatë me tensione për çështje të ndryshme është e papërballueshme më.

“Situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është arsye konstante e tensioneve për targat e veturave dhe distribucionit të energjisë. Ne nuk mund ta përballojmë më këtë. Kjo po i bën të dy vendet dhe gjithë rajonin të stagnojnë. Ne të gjithë e dimë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse që sjell normalizim të plotë një ditë duhet të arrihet. Pra, se të shtyhet tutje kjo. Qeveria gjermane mbështet plotësisht përpjekjet e ndërmjetësit të BE-së, Lajçak në këtë drejtim. Presim më shumë gatishmëri për të bërë kompromise nga të dyja palët”, ka thënë ajo.

Kryediplomatja gjermane në deklaratën hapëse të këtij takimi ka folur gjatë për luftën në Ukrainë dhe për atë që është përjetuar edhe në vetë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Ribery i ka njoftuar të gjithë fansat e tij…