Kryediplomatja japoneze viziton Kosovën
12 korrik 2024
| 17:35
Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, do të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik.
Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vizitojë edhe Italinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.
Detaje tjera të agjendës së kësaj vizite nuk janë bërë të ditura në njoftimin e MPJ-ja japoneze.
Në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe homologen e saj, Kamikawa.