Kryediplomatja sllovene për marrëveshjen e Ohrit: Kishim pritje më ambicioze nga të gjitha anët
Kryediplomatja e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka folur të hënën për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Fajoni ka shprehur vullnetin e saj dhe të shtetit slloven që të ndihmojë Kosovën e Serbinë në zbatimin e marrëveshjes.
Ajo ka përmendur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Marrëveshja, siç është rënë dakord nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, është baza, por tani varet se si do të jetë zbatimi kur është fjala për krijimin e një bashkësie të komunave serbe…”, ka thënë ajo.
Por, ministrja e jashtme sllovene, ka thënë se kishin pritje më ambicioze.
“Mund të themi se në fillim kishte pritshmëri më ambicioze nga të gjitha anët, por tani që ka një bazë, zbatimi do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Fajoni.