Kryediplomatri grek tregon se a ka ndryshuar ky vend qëndrim për njohjen e Kosovës

05 korrik 2021 | 09:16

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka deklaruar se pozicioni i Greqisë mbi statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, si dhe se Athina mbështet Prishtinën dhe Beogradin.

Kryediplomati grek këto deklarata i bëri në një intervistë për gazetën “Real News”, përcjell Tanjug, kur u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia.

Greqia është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Katërshja mosnjohëse është Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot…