Kryeinspektori Nikçi apelon të gjithë punëtorët që të raportojnë në Inspektoratin e Punës për parregullsitë në vendet e tyre të punës
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi ka shpreh ngushëllime për familjen e punëtorit i cili vdiq si pasojë e lëndimit në vendin e punës.
Nikçi ka apeluar tek të gjithë kompanitë, sidomos tek ato të sektorit të ndërtimtarisë që të respektojnë Ligjin Nr. 04/L-161 për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Gjithashtu, ai ka apeluar të gjithë punëtorët që të raportojnë në Inspektoratin Qendror të Punës, për parregullsitë në vendet e tyre të punës të cilat mund të qojnë në aksidentimin e tyre.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve në të gjitha kompanitë me rrezikshmëri për mirëqenien e punëtorëve. Kujtojmë se rasti i djeshëm është rasti i parë këtë vit i vdekjes së punëtorit në vendin e punës si pasoj e kushteve të punës”, ka shkruar Nikçi.