Kryeinspektorit Kastrati i zgjatet mandati edhe për katër vjet
21 janar 2021
| 16:37
Qeveria në detyrë Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 59 me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të fushave të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria me vendim të veçanta të miratuara nga kabineti i saj, ia ka vazhduar mandatin Ekrem Kastratit në pozitën e Kryeinspektorit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohëzgjatje katërvjeçare.