Kryekuvendari Konjufca ngushëllon familjarët e të vrarëve në Turqi

13 nëntor 2022 | 19:38

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll ku vdiqën gjashtë persona e u plagosën dhjetëra të tjerë.

Konjufca ka ndar dhimbjen me familjet e tyre derisa ka thënë se lutet për shërimin e të lënduarve.

Postimi i plotë:

Me trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije lundron ngadalë mes dy mureve shkëmborë tepër të…