Kryekuvendari sot brenda gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvend
21 shkurt 2024
| 08:12
Këtë të mërkurë nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.
Në rastin e Konjufcës sot pritet të dëshmojë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Dëshmitari i fundit në rastin e Konjufcës qe ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.
Konjufca akuzohet se në gusht të 2016-ts, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.