Kryemadhi: Djegia e mandateve tona, fundi i tranzicionit në Shqipëri

21 shkurt 2019 | 12:34

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë me dije sot para protestuesve se djegia e mandateve i jep fund tranzicionit.

“Mandatet tona për të gjithë ata që e duan Shqipërinë. Mandatet tona nuk janë më fasadë e narkoshtetit, janë të shqiptarëve. Sot mandatet tona nuk janë fasadë e një Parlamenti që rrethohet me tela me gjemba. Sot mandatet tona janë mandatet e banorëve të unazës së re, studentëve, minatorëve. Në çdo vend demokratik, nëse një kryeministër, apo deputet, do të faktohej me fakte se kanë vjedhur votat do të ishin kalbur në burg. Prandaj djegia e mandateve tona ka të bëjë me fundin e tranzicionit në Shqipëri. Të mos guxojë njeri të vijë në pushtet me paratë dhe gjakun e shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi, transmeton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Maloku 1. Në Evropë dhe gjithë botën perëndimore, janë…