Kryemadhi heq çizmet dhe qëllon Ramën në Kuvend
18 dhjetor 2017
| 14:15
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, nuk është përmbajtur në seancën e sotme.
Pasi e quajti të çmendur dhe të sëmurë mendor kryeministrin Edi Rama, ajo ka hequr çizmet dhe ka qëlluar në drejtim të kryeministrit.
Kryemadhi ka mbetur zbathur, duke qenë se çizmet ia kanë bllokuar punonjësit e Gardës.
Për këtë arsye, burime të “Tema”-s bëjnë me dije se ajo ka dërguar shoferin në shtëpi që t’i marrë një palë çizme të tjera. Kryemadhi fillimisht u përplas edhe me policinë dhe raportohet se ajo është goditur edhe në kokë.