Kryemadhi: Kjo ishte protesta më e madhe që ka parë Shqipëria
Në përfundim të protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot nga selia e kësaj partie se “kjo ishte protesta më e madhe që ka parë Shqipëria”.
“Falënderoj të gjithë ata qytetarë që i dhanë sot shpresë shqiptarëve. Dua t’i them shoferëve të autobusëve që sollën protestuesit dhe u dhunuan nga Policia, të ruajnë faturat e gjobave se do t’i marrin paratë e tyre një më një”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo falënderoi po ashtu edhe policët që u treguan dashamirës me ne, ndërsa u bëri thirrje atyre që dhanë urdhër për të helmuar shqiptarët, që hesapet i kanë të hapura me shqiptarët”.
“Falënderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë. Sot shqiptarët treguan edhe njëherë se Edi Rama ka dështuar me politikën e tij. Vetëm duke djegur mandatet, ne do t’i kthejmë fytyrën politikës”, ka deklaruar ajo.