Kryemadhi: Lufta kundër kapjes së shtetit, më e rëndësishme se karriget e disa kryebashkiakëve
04 korrik 2019
| 15:30
Ndryshe nga kryebashkiakët e Partisë Demokratike që kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të dalin nga zyrat për shkak se nuk e njohin procesin e 30 qershorit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka një qëndrim më tolerant.
Pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, Kryemadhi ka deklaruar se “është shumë më e rëndësishme lufta ndaj varfërisë dhe kapjes së shtetit, se karriget e disa kryebashkiakëve dhe deputetëve.”
Kryemadhi ka thënë se 30 qershori është ilegjitim për shkak të dekretit të presidentit Ilir Meta, ndërsa paralajmëroi se pushteti i kryeministrit Edi Rama nuk do të jetë jetëgjatë.
E pyetur për protestën e radhës të opozitës, kryetarja e LSI-së ka thënë se “ajo do të jetë si gjithë të tjerat, do të jetë paqësore”. /TCh/