Kryemadhi: Marrëveshja e opozitës, flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët

23 prill 2019 | 12:55

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me 10 pika për koalicionin opozitar, me Partinë Demokratike (PD) dhe aleatët politikë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediet është shprehur se kjo ditë marrëveshje është flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë tërheqje dhe se nuk do të futen në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër.

“Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”, ka thënë Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi…