Kryemadhi: Ndarja e Kosovës, ide e Ramës e thënë nga Thaçi

19 shtator 2018 | 22:10

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ideja për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e një pjese Serbisë, nuk është ide e Hashim Thaçit.

Kryemadhi ka thënë për “syri.net” se kjo është një ide e gatuar në Tiranë nga Edi Rama dhe në Beograd nga Aleksandar Vuçiq.

“Është një ide e përgatitur nga Edi Rama, por e thënë nga Hashim Thaçi”, është shprehur Kryemadhi për projektin për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e disa zonave Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së dhe ish anëtari i Komisionit Qeveritar për…